Fotot nga paparazzi/ Grida Duma si një ‘guru’ mode, përcakton një trend të ri

Veç prezencës së saj në politikë, Grida Dumën nuk ndalojmë dot së komplimentuari edhe për stilin që ka. Deputetja e Partisë Demokratike edhe këtë javë ka kaluar pritshmëritë. Ndonëse sezon veror dhe ngjyrat e ndezura janë kryefjala e ditëve të nxehta, Grida Duma ka një propozim tjetër.

E veshur me një fund ngjyrë të hirtë, deputetja ka risjellë një trend që duket se është ndër kombinimet më të goditura këtë verë. Ngjyra e hirtë është ndër trendet më të spikatura këtë verë dhe ndonëse një ngjyrë e mbyllur, në kombinimin e Gridës qëndron perfekt.

Duket se ky është një tjetër rast, ku politikania përcakton një trend, pse jo edhe për gratë e tjera të politikës.

Fotot nga paparazzi/ Grida Duma si një ‘guru’ mode, përcakton një trend të ri

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook