Gjesti që The Weeknd bëri për një fans 6-vjeçar vërtetoi edhe një herë se ai është ‘Starboy’

Ai që fillimisht u duk se ishte një moment i pakëndshëm është kthyer në një kujtim të përjetshëm për një djalë gjashtë vjeçar, i cili përfundoi duke takuar personalisht The Weeknd këtë javë pasi koncerti i artistit më 8 korrik në Toronto u anulua.

Kjo për shkak të problemeve në Rogers Centre ku do mbahej koncerti dhe që është stadiumi më i madh i qytetit. Megjithatë, mjaft ironike, por Rogers Wireless, gjiganti kanadez i telekomunikacionit që i dha stadiumit emrin e ri, pati një ndërprerje atë ditë, gjë që e detyroi Weeknd të shtyjë koncertin. Kjo la shumë fansa të Weeknd, përfshirë Drake dhe Adam Sandler, të surprizuar dhe sigurisht të mërzitur. Një nga ata fansa ishte Phoenix Prince, një fëmijë gjashtë vjeçar i cili ishte veshur si Weeknd në videon “Blinding Lights”.

Një foto e djalit të vogël duke qarë, i veshur me cosplay-in e tij më të mirë Abel Tesfaye, u bë virale në rrjetet sociale. Ajo tërhoqi vëmendjen e vetë Abelit, i cili bëri ​​një postim në Twitter duke i kërkuar publikut ta ndihmonte për ta gjetur.

Epo, duket se dyshja u takuan një javë më vonë. Fotot e shpërndara nga babai i Phoenix, Blake Louis Prince, tregojnë të voglin duke takuar Abelin.

Babai dhe djali u dërguan në Filadelfia ku iu bë një trajtimi VIP, i cili përfshinte edhe akomodimin. Ata gjithashtu patën akses në prapaskenat e produksionit të koncertit të së enjtes dhe u shoqëruan me superyllin ndërkombëtar gjatë gjithë ditës.

Abeli ​​gjithashtu i dha një autograf Phoenix dhe në këmbim, Phoenix i dha atij një vizatim që i kishte bërë.

“Nuk do të isha në gjendje ta shprehja me fjalë javën e kaluar nëse do të përpiqesha. Ne jemi përgjithmonë mirënjohës për këtë moment. Ne i jemi më shumë se mirënjohës Abelit dhe ekipit të tij të bukur për miqësinë, mikpritjen, bujarinë dhe për kalimin e ditës me Phoenix dhe mua sot”, thuhet në postimin e Blake në Instagram.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Blake Louis Prince (@blakelouisprince)

Ëndrrat bëhen vërtet realitet! Dhe The Weeknd, që konsiderohet si ‘Starboy’ e vërtetoi edhe një herë se e meriton këtë emër.

Gjesti që The Weeknd bëri për një fans 6-vjeçar vërtetoi edhe një herë se ai është ‘Starboy’

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook