Mes zërave për ndarje, fansat kapin përsëri mat Kendall Jenner dhe Devin Booker në Hawaii

Kendall Jenner dhe Devin Booker vazhdojnë të shuajnë gjithmonë e më shumë thashethemet se janë ndarë. 

Ylli i “Kardashians” ndau një fotoalbum në Instagram me foto dhe video nga pushimet në Hawaii që ajo dhe miqtë e saj bënë së fundmi. Por fansat detajistë kanë vënë re se supermodelja ishte e shoqëruar edhe nga Devin Booker. Në një nga fotot që vetë Kendall ka publikuar fansat vunë re lojtarin e Phoenix Suns duke notuar në sfond.

“Kendall Booker”, komentoi një fans.

“Devin Booker dhe Kendall ,” shkroi një tjetër.

Jenner, dhe Booker, ndezën thashethemet e ndarjes në fund të qershorit pas dy vitesh lidhje. Një burim i tha Page Six se çifti u ndanë duke qenë se karriera ishte prioriteti i tyre .

“Ndërsa ata kujdesen për njëri-tjetrin, Devin nuk do të propozonte martesë dhe prioriteti i tij është karriera”, tha burimi. “Karriera e Kendall-it gjithashtu dominon jetën e saj.

Rreth një javë pasi raportet e ndarjes filluan të dalin në sipërfaqe, atleti dhe modelja u fotografuan në Soho House në Malibu, por një burim i brendshëm më vonë tha se ekipi i Jenner e kishte bërë qëllimisht.

“Ekipi i saj nuk dëshiron që ajo të duket sikur ajo është ndarë”, tha një i brendshëm. “Njerëzit e saj kërkuan takimin.” Ata filluan të takoheshin  në pranverën e vitit 2020, por nuk e bënë publike lidhjen deri në ditën e Shën Valentinit 2021 kur Jenner  postoi një foto të saj dhe Booker duke u përqafuar  në Instagram.

 

Mes zërave për ndarje, fansat kapin përsëri mat Kendall Jenner dhe Devin Booker në Hawaii

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook