Komisioneri hungarez për Zgjerimin e BE-së, Oliver Varhelyi, iu bëri thirrje të gjitha vendeve të rajonit që të bëhen pjesë e “Ballkanit të Hapur”.
Në mesazhin e tij në Samitin e Ohrit, Komisioneri për Zgjerim thekson se kjo nismë duhet të vazhdojë dhe ka mbështetjen e plotë të BE-së.
“‘Ballkani i Hapur” duhet të vazhdojë. Ne i shohim rezultatet, që marrëveshjet paraprake dëshmuan, duke u lehtësuar jetën njerëzve. Më shumë se kurrë, duhet të punojmë bashkë dhe të ndihmojmë njëri-tjetrin, të zgjidhim këtë krizë. Ne do të jemi këtu me planin e investimit ekonomik për t’iu ndihmuar, që rezultatet të arrijnë nivele më të larta. Kjo është një iniciativë shumë pozitive, është ardhmëria që mund të krijohet që sot, prandaj duhet ta shfrytëzojmë”, u shpreh Varhelyi.
Arena e Lajmit