VIDEO/ Rama ironizon krimet e luftës në Ballkan para Vuçiç: Ke vrarë këtë, ke therur atë… (krahasimi me Japoninë e SHBA)

Rama Oher

Kryeministri Edi Rama ka ironizuar krimet e luftës në Ballkan nga Serbia në takimin e Ballkanit të Hapur të mbajtur në Ohër.

Teksa fliste nga foltorja ku përballë tij ndodhej i ulur Aleksandër Vuçiç, masakrat serbe, në Kosovë, Bosnje e më gjerë ai i përmblodhi me fjalët “ke vrarë këtë, atje ke therur atë”

Vetëm në Kosovë janë të regjistruar zyrtarisht të paktën 13.500 viktima nga masakrat serbe, ku në mesin e tyre ka fëmijë, pleq e gra. Gjatë luftës së fundit 98/99, në fshatrat e qytetet e Kosovës janë kryer mbi 400 masakra nga forcat ushtarake, policore e paramilitare serbe.

Për të mos folur më pas për masakrat në Bosnje dhe Hercegovinë ku vetëm në Srebrenicë u vranë 8 mijë burra e djem.

“Duke qenë burri, burrë me gjithë këto probleme, me gjithë këto historira, “ke qenë atje dhe ke vrarë këtë, atje ke therur atë, këtu ke hedhur në erë këtë”, është problem i madh. Por ne e kemi shumë të qartë këtë. Ne duhet ta ndërtojmë Europën këtu”, tha Rama.

Kreu i Qeverisë vijoi edhe më tej kur hoqi shenja barazie mes genocidit serb në Kosovë dhe Ballkan dhe hedhjes së bombës atomike nga SHBA-ja në Japoni në Luftën e Dytë Botërore.

“Po i kthehem prapë ambasadorit Chris Hill, i cili më tha diçka që nuk e kisha menduar asnjëherë, shumë e thjeshtë. Shtetet e Bashkuara kanë hedhur dy bomba atomike në Japoni dhe një nga aleancat strategjike më të forta dhe nga miqësitë më të ngushta sot dhe jo sot, por prej shumë vitesh në arenën ndërkombëtare është aleanca dhe miqësia e Shteteve të Bashkuara me Japoninë, pas dy bombave atomike. Urdhëroni se ku është sot Japonia dhe nuk do ishte sot aty nëse do të vazhdonte ende sot e gjithë ditën të qëndronte me kurriz nga Shtetet e Bashkuara duke i kërkuar më parë që Shtetet e Bashkuara të uleshin në gjunjë për bombat atomike. Të gjitha gjërat kanë radhën e tyre”, tha Rama.

VIDEO/ Rama ironizon krimet e luftës në Ballkan para Vuçiç: Ke vrarë këtë, ke therur atë… (krahasimi me Japoninë e SHBA)

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook