Ata janë kolegë, bashkëpunëtorë, deputetë, por edhe miq të mirë. Kjo foto duket se i tregon të gjitha për deputetët e Partisë Socialiste. Veç angazhimit të tyre në seancë plenare, bisedat vijojnë jashtë, vetëm se këtë herë si bisedë miqësorë.
Në foto duket Taulant Balla, Petro Koçi, Blerina Gjylameti dhe Laert Duraj. Ashtu si vihet re edhe nga shkrepja, të katërt kanë shfrytëzuar kohën e lirë për të zhvilluar një bisedë, që nga mimikat duket me nota humori. Paparaci ynë ka fiksuar edhe këtë moment, ku deputeti i Fierit, Petro Koçi, ka përqafuar kolegen e tij, Gjylameti.
E duket se ky përqafim miqësor flet për raporte të mira mes dy miqve, që ndajnë me njëritjetrin më shumë sesa një parti.