Ish-e dashura e Kanye West, Amber Rose flet për divorcin e reperit nga Kim Kardashian: Nuk u habita fare

Amber Rose e njeh aq mirë Kanye West sa shprehet se nuk u habit aspak për divorcin e tij nga Kim Kardashian.

Amber ka dhënë së fundmi një intervistë për podcastin “It’s Tricky with Raquel Harper” ku – edhe pse u tregua e kujdesshme – e bëri të qartë se e dinte që ata do ndaheshin një ditë. Kjo për shkak të lidhjes që ka patur me reperin dikur.

Amber pranon se ajo kishte problemet e saj me Ye, por nuk i ka uruar atij asgjë përveç më të mirës. Amber thotë se po fokusohet në jetën e saj dhe jo në atë që po bëjnë ish-ët e saj.

Amber dhe Kanye qenë në një lidhje nga viti 2008 deri në vitin 2010, para se ai të niste romancën me Kim një vit më vonë.

Divorci i Kim dhe Kanye nisi në fillim të 2021 dhe u finalizua në shkurt të këtij viti.

Që atëherë Kim ka vazhduar lidhjen me yllin e “Saturday Night Live” Pete Davidson. Ajo dhe aktori i humorit filluan të takoheshin pasi ajo mori pjesë në shfaqje në tetor 2021. Të dy bënë lidhjen zyrtare në Instagramit në mars.

Në fillim të lidhjes së tyre, West duket se nuk mund ta fshihte mosmiratimin e tij për të dashurin e ri të Kim-it, duke e sulmuar publikisht. Mosmarrëveshja në një moment u ndez aq shumë sa Davidson ndau publikisht një screenshot të mesazheve që kishte shkëmbyer me West (nëpërmjet shokut të tij Dave Sirus) në lidhje me Kim dhe fëmijët.

Kohët e fundit duket se gjërat janë qetësuar dhe Kanye nuk i ka ngelur gjë tjetër veçse ta pranojë lidhjen e Kim me Pete.

Burimi: TMZ

 

Ish-e dashura e Kanye West, Amber Rose flet për divorcin e reperit nga Kim Kardashian: Nuk u habita fare

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook