Java e 35-të ose e përkthyer ndryshe java e parafundit e Kategorisë Superiore është mbyllur dhe tani është koha për t’i lënë vend statistikave dhe bilanceve.
“Panorama Sport”ka publikuar krahasimin e renditjeve të javës së 35-të të sezonit të kaluar me këtë aktual.
Tirana, e cila mban vendin e parë dhe është shpallur kampione e re e Shqipërisë këtë sezon ka grumbulluar deri tani 73 pikë, ndërsa vitin e kaluar renditej në vendin e 5-të me 55 pikë, +18 nga sezoni i shkuar.
Laçi i vendit të dytë ka koleksionuar 63 pikë, ndërsa vjet renditeshin në vendin e katërt me 61 pikë, +2 nga sezoni i kaluar.
Partizani i vendit të tretë ka grumbulluar 55 pikë, teksa sezonin e kaluar renditeshin sërish në vendin e tretë me 62 pikë, -7 nga vjet.
Kukësi i vendit të katërt ka koleksionuar 52 pikë, ndërsa vjet renditeshin në vendin e gjashtë me 45 pikë, +7 nga sezoni i kaluar.
Vllaznia e vendit të 5-të kanë grumbulluar deri tani 52 pikë, teksa vitin e kaluar renditeshin në vendin e 2-të me 63 pikë, -11 pikë nga vjet.
Teuta e vendit të gjashtë ka grumbulluar 49 pikë, ndërsa vjet renditeshin të parët me 63 pikë, -14 pikë nga sezoni i kaluar.
Kastrioti i vendit të shtatë ka koleksionuar 43 pikë, ndërsa vjet klasifikoheshin në vendin e tetë me 32 pikë, +11 pikë nga sezoni i kaluar.
Skënderbeu i vendit të fundit kam grumbulluar 25 pikë, ndërsa vjet korçarët renditeshin në vendin e shtatë me 37 pikë, -12 pikë nga sezoni i kaluar.
KRAHASIMI I RENDITJEVE –
Tirana: +18 pikë
Laçi: +2 pikë
Partizani: -7 pikë
Kukësi: +7 pikë
Vllaznia: -11 pikë
Teuta: -14 pikë
Kastrioti: +11 pikë
Skënderbeu: -12 pikë
RENDITJA E SEZONIT KALUAR –
RENDITJA E SEZONIT TË AKTUAL –
– Arena e Lajmit
Loading…