“Ndoshta ndeshja e fundit!”, fantazisti jep sirena largimi nga Vllaznia

Viktor da Silva u rikthye te goli në kampionat, duke shënuar pikërisht në fitoren 3-1 ndaj Egnatias. Fantazisti brazilian i Vllaznisë është drejt përfundimit të kontratës dhe gjasat që ai të rinovojë janë të pakta.

VIKTOR DA SILVA

Në fakt, mësohet se bisedimet për zgjatje të marrëveshjes kanë nisur prej kohësh, por braziliani ka qenë i pavendosur, duke zhgënjyer disi drejtuesit.

Mirëpo, vetë lojtari, me një postim të bërë në rrjetet sociale, ka lënë të kuptohet se ndeshja në “Loro Boriçi” ishte e fundit për të me fanellën e Vllaznisë.

“Jam i lumtur për fitoren dhe golin e shënuar në ndeshjen e fundit në stadiumin ‘Loro Boriçi’, ndoshta!”, shkruante ndër të tjera Da Silva.

Ndërkohë, e sigurt është që pas përfundimit të sezonit me finalen e Kupës më 31 maj, do të largohet nga skuadra mesfushori Ardit Krymi, i cili ka firmosur një parakontratë me klubin bjellorus, Shaktjor Soligorsk.

Arena e Lajmit


Loading…

“Ndoshta ndeshja e fundit!”, fantazisti jep sirena largimi nga Vllaznia

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook