Nis merkatoja e televizioneve/ Delinda Disha ndryshon logo, bëhet moderatore e emisionit investigativ

Aktorja e njohur Delinda Disha do nisë një aventurë të re, duke ardhur si moderatore. Prej vitesh ajo ka qenë pjesë e emisioneve të humorit si ‘Portokalli’ dhe së fundmi ‘Klanifornia’.

Mirëpo, ajo ka treguar se sezonin e ardhshëm do vijë si moderatore e një emisioni investigativ. Aktorja ka zbuluar së në shtator do moderojë emisionin ‘Xhadat’ krah moderatores Fiori Dardha. Kjo e fundit ka qenë krah Rozana Radit prej vitesh teksa nuk dihet arsyeja se përse Rozana është larguar nga emisioni.

Nëpërmjet një njoftim në Instagram Delinda ka lënë të nënkuptohet që do largohet nga aktrimi përkohësisht, për tu përqëndruar në karrierën e saj si moderatore. Pasi përveç sferës ku do e shohim sezonin e ardhshëm, ka ndryshuar edhe logo duke u larguar nga Klan në MCN.

“Miq nga shtatori më ndiqni në #Xhadat në @mcntv.al së bashku me @fioridardha”- shkruan ajo.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Delinda Disha (@delinda_disha)

Gjatë stinës së verës, ashtu sikurse në futboll midis televizioneve zhvillohet një ‘merkato’ e nxehtë. Transferime dhe rikthime të emisioneve janë projektuar për sezonin e ri televiziv, i cili pritet të nisë në shtator. Delinda është një nga lëvizjet e para.

Nis merkatoja e televizioneve/ Delinda Disha ndryshon logo, bëhet moderatore e emisionit investigativ

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook