Te Interi nuk kanë kohë për të humbur, drejtuesit takojnë agjentin e njeriut të momentit për të vendosur të ardhmen

Te Interi duket se kanë filluar që nga sot të planifikojnë skuadrën për sezonin e ardhshëm, ku të shumta janë dilemat që duhen zgjidhur lidhur me futbollistët që do të qëndrojnë në klub. Ivan Perisiç është padyshim njeriu i momentit te ziklatërit, me klubin që do të takohet me agjentin e mesfushorit për të vendosur të ardhmen.

PERISIC 1

Sipas raportimeve nga “Tuttomercato.web”, ky takim pritet të ndodhë në ditën e sotme, me agjentin e kroatit, Frane Jurçeviç që ndodhet në Milano gati për t’u ulur në tryezën e bisedimeve.

Ofertat nga Juventusi dhe Çelsi i shqetësojnë ziklatërit që nuk duan të humbin kohë dhe po tentojnë të bindin Perisiç të mos largohet nga skuadra duke parë dhe konsideratën që trajneri Simone Inzagi ka për të.

Mbetet për t’u parë si do të shkoj ky takim dhe cila do të jetë e ardhmja e 33-vjeçarit.

PANORAMAPSORT.AL


Loading…

Te Interi nuk kanë kohë për të humbur, drejtuesit takojnë agjentin e njeriut të momentit për të vendosur të ardhmen

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook