Aston Vila ka bërë goditjen e parë në këtë sesion të merkatos. Klubi nga Birmingami ka firmosur me mesfushorin e talentuar francez të Marsejës, Bubakar Kamara.
Këtë lajm e ka bërë me dije vetë skuadra e drejtuar nga Stiven Xherrard me anë të një komunikatë zyrtare në sajtin e saj.
22-vjeçari, i cili ishte në skadencë me klubin marsejez ka firmosur me klubin e Aston Vilës një kontratë 5-vjeçare deri në vitin 2027.
Gjatë sezonit që sapo përfundoi, Kamara është aktivizuar në total me fanellën e Marsejës në Ligue 1 në 31 ndeshje duke shënuar 1 gol dhe duke mos dhuruar asnjë asist për shokët e skuadrës.
Welcome to Aston Villa, @BoubaKamara_4! 🇫🇷 pic.twitter.com/hCnQtudtpe
— Aston Villa (@AVFCOfficial) May 23, 2022
– Arena e Lajmit
Loading…