Analiza e kreut të Dhomës Amerikane të Tregtisë: Çfarë do të thotë për Lekun barazimi i Euros me Dollarin

Euro Dollar

Nga Enio Jaço

$1 = €1.  Kush janë arsyet për barazimin në vlerë dhe çfarë do të thotë për Lek-un?

Dollari është barazuar me Euron për herë të parë pas 20 vjetësh.  Shumë njerëz po pyesin nëse është gjë e mirë apo jo dhe çfarë impakti do ketë në jetën e tyre të përditshme, përfshirë efektin në Lek.

Ka 4 arsye kryesore pse Dollari është fuqizuar, duke u barazuar në vlerë me Euron:

VËSHTIRËSITË E EKONOMISË GLOBALE.  Në kohë krizash globale, dollari fuqizohet sepse është konsiderohet monedha më e rëndësishme globale dhe shikohet më e sigurtë nga investitorët.

GJITHÇKA ËSHTË KRAHASIMORE.  Gjithçka është relative dhe nëse krahasohet me monedhat e tjera, sidomos në kohë krizash, shqetësimi mbi monedhat e tjera rritet – nëse do e përballojnë stuhinë – dhe ulen për monedhën më të stabilizuar.

PASOJAT EKONOMIKE NGA LUFTA NË UKRAINË JANË MË TË ASHPRA PËR EUROPËN.  Impakti i ndërprerjes së zinxhirit të furnizimeve me produkte bazë dhe Energji nga lufta në Ukrainë ka qenë më i lartë në Europë dhe pritet të vijojë të jetë.

VEPRIMET E BANKAVE QENDRORE MBI INFLACIONIN.  Inflacioni në SHBA është po aq i lartë sa dhe në Europë, por aksionet e Rezervës Federale në Amerikë janë më agresive se kudo duke rritur interesat për të ulur inflacionin.  Veprimet e Bankës Qendrore Europiane kanë qenë më të kujdesshme për të mos lëkundur rritjen ekonomike.  Interesat më të larta bankare në Amerikë kanë tërhequr më shumë investitorë, duke rritur vlerën e Dollarit.

Duke qenë se ekonomia Shqiptare është e lidhur shumë më tepër me atë Europiane se Amerikane, Leku është i destinuar të renditet me afer me levizjet e Euros se sa te Dollarit.  Dhe keshtu ka ndodhur. Leku ka humbur vlerë krahasimisht ndaj Dollarit por jo ndaj Euros.

Falë një bashkëpunimi të vjetër me institucione ndërkombëtare si FMN, Banka e Shqipërise gëzon një pavarësi institucionale teknike nga më të lartat në Shqipëri.  Si e tillë, Leku ka qenë – dhe unë besoj – pritet të jetë një nga monedhat më stabël në rajon.

Por sfidat ekonomike globale do vijojnë të jenë të shumta dhe Shqipëria nuk është e izoluar.  Pavarësia institucionale, politikat e dobishme teknike dhe bashkëpunimi i fortë me partnerët ndërkombëtare për të menaxhaur kujdesshëm riskun politik të vendit do jenë disa nga kriteret kryesore për vijimësinë e stabilitetit të Lekut.

Analiza e kreut të Dhomës Amerikane të Tregtisë: Çfarë do të thotë për Lekun barazimi i Euros me Dollarin

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook