I bashkohet kompanive të tjetra, edhe H&M mbyll dyqanet e saj në Rusi

Kompania suedeze e veshjeve H&M ka ndërprerë veprimtarinë e saj në Rusi për shkak të pushtimit të Ukrainës nga Kremlini.

Lajmi u bë i ditur nga vetë drejtoresha ekzekutive e komapnisë, Helena Helmersson, përmes një deklarate të publikuar më 18 korrik.

“Pas shqyrtimit të kujdesshëm, ne e shohim të pamundur, duke pasur parasysh situatën aktuale të vazhdojmë biznesin tonë në Rusi,” tha drejtoresha ekzekutive e “H&M Group.”

Kompania H&M, e cila kishte rritur praninë e saj në Rusi që nga hapja e përfaqësisë në vitin 2009-të, i ka pezulluar shitje në muajin mars pas nisjes së pushtimit rus të Ukrainës.

H&M ka parashikuar se mbyllja e biznesit në Rusi do t’i kushtojë kompanisë siedeze mbi 180 milionë euro. Edhe dyqanet në Ukrainë janë mbyllur prej disa muajsh për shkak të shqetësimeve mbi sigurinë e klientëve dhe të stafit.

Që kur Rusia nisi pushtimin në shkurt, disa kompani të tjera shumëkombëshe si McDonalds dhe IKEA janë larguar nga Rusia pasi kanë njoftuar lëvizjet për të shitur asetet e tyre dhe për të ndërprerë partneritetin me bizneset lokale.

Sipas një përllogaritjeje nga Universiteti Yale në Shtetet e Bashkuara, më shumë se 1000 kompani të huaja janë larguar nga Rusia që nga muaji shkurt i këtij viti.

 

I bashkohet kompanive të tjetra, edhe H&M mbyll dyqanet e saj në Rusi

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook