Kërkesa për ngritjen e Komisionit Hetimor për investime strategjike nuk është miratuar në seancën e sotme plenare.
Gjatë fjalës së tij në Kuvend, deputeti Gazment Bardhi tha se pasuritë publike po ndahen si plaçkë mes ministrave, ndërsa shtoi se opozita nuk do të ndalet deri sa të bëhet transparenca e plotë.
“Kolegu Agron Duka ishte tërhequr nga kërkesa, me këtë pretendim u rrëzua kërkesa për ngritjen e Komisionit Hetimor. kjo në kundërshtim flagrant me ligjin. Ju jeni betuar për të respektuar të drejtat kushtetuese, po mjaftojnë pesë firma të deputetëve që kërkesa për Komision hetimor të shqyrtohen. Nuk nevojiten 35 firma që kërkesa të vijë në seancë dhe të shqyrtohet. Në datën 27 kemi paraqitur një kërkesë ku sqarojmë se pasi jemi njohur me tërheqjen e firmës nga Deputeti Agron Duka, kemi bërë korrigjimin dhe kemi ridepozituar një kërkesë të 36 deputetëve konform rregullores së Kuvendit”, tha Bardhi.
Sipas tij “Kryeministri tha; harrojeni se ngremë Komision hetimor për investime strategjike, shqiptarët duhet të dinë arsyen, përse e bllokojnë. Se pari një nga deputetët rrezikon të shkojë në burg. Bashkëshorti i saj ka përfituar statusin investitor strategjik. Pasuritë publike janë kthyer në plaçkë. Me shqiptarët duhet të jeni të ndershëm. Keni kërkesë me 36 firma dhe thoni është e falsifikuar. Merreni listën dhe pyetini kolegët, a kanë vullnetin për të ngritur Komision Hetimor. Ju këtu jeni për ti shërbyer Olta Xhaçkës dhe tre a katër personave të tjerë. Miqtë tuaj përfitojnë pa garë dhe në mënyrë korruptive pasuri korruptive. Doni apo nuk doni ju opozita do ta bëjë transparencën e plotë sa i përket investimeve strategjike”.