Pas debatit me Berishën, Rama lë Kuvendin/ Ish-kryeministri: Bastardi i bllokmenëve konfirmoi se…

700

Kreu i PD, Sali Berisha në fjalën e tij në Kuvend ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama pasi ky i fundit i përmendi non-grata.

Ndërkohë pas këtij debati mes tyre, kryeministri Edi Rama është larguar nga Kuvendi, ndërsa Berisha u shpreh se Rama, konfirmoi se Bordi i Transparencës është komunist dhe se ‘bastardi i bllokmenëve’, dëshmoi se me metodën e përdorur për çmimet e naftës, nuk po ndihmon shqiptarët.

“Prej kohës në këtë parlament janë denoncuar bordet si institucion të së shkuarës komuniste dhe sot një bastard i bllokmenëve e konfirmoi këtu se me këtë metodë komuniste ka gjetur shpëtimin e qytetarëve shqiptar.. Unë e denoncoj këtë. Këto borde janë si shushunja që po i pijnë gjakun dhe po i fusin në depresion me çmimet stratosferike, vetëm për të mbrojtur qeverinë dhe oligarkët e saj. Ai që ia mbathi dhe kjo zonja këtu që bëhet parzmore e tij dhe shkel rregulloren, ai tha se po bën heroizëm me energji. Ky vend energjinë e ka nga burimet natyrore dhe ujore”, tha ai.

 

Pas debatit me Berishën, Rama lë Kuvendin/ Ish-kryeministri: Bastardi i bllokmenëve konfirmoi se…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook