Një zjarr ka dalë jashtë kontrollit në lagjen nr.1 të Kavajës, teksa një person i ka vënë flakën disa barërave të thatë.
Siç shihet në pamjet që sjell në redaksinë e “BalkanWeb” operatori Rional karameta, rrezikohej që flakët të shkonin në shtëpinë e fqinjit, por fatmirësisht ka ndërhyrë me urgjencë zjarrfikësja.
Pamjet tregojnë se zjarrfikësit janë duke punuar për shuarjen e flakëve, ndërkohë që personi që ka ndezur zjarrin po qëndron brenda në shtëpi, për të shmangur konfliktin me fqinjin.
Arena e Lajmit