Ben Affleck fotografohet për herë të parë pas dasmës, aktori në një gjendje aspak të mirë

Ben Affleck është fotografuar për herë të parë pas dasmës së tij të papritur në Las Vegas me Jennifer Lopez.

Ylli i “Deep Water” ishte duke lëvizur me makinë në Los Angeles dhe në një moment nxori dorën e majtë nga dritarja e makinës së tij, duke nxitur një paparac të shkrepte një foto.

Affleck u shfaq i rraskapitur ndërsa ishte në timon, ndoshta për shkak të përgatitjeve të ceremonisë gjatë fundjavës.

Ylli i “Marry Me” konfirmoi në buletinin e saj ‘On The JLo’ të dielën në mbrëmje se ajo dhe Affleck ishin martuar.

“Dashuria është e bukur. Dashuria është e mirë. Dhe rezulton se dashuria është e durueshme. Njëzet vjet durim. Pikërisht ajo që donim. Mbrëmë fluturuam në Vegas, qëndruam në radhë për një certifikatë martese me katër çifte të tjera, të gjithë duke bërë të njëjtin udhëtim për në kryeqytetin e dasmave në botë”.- shkroi Lopez, duke iu referuar fejesës së tyre fillestare të anuluar dy dekada më parë.

Lopez shtoi se ajo kishte veshur “një fustan nga një film i vjetër” ndërsa ata shkëmbyen betimet dhe i dhanë njëri-tjetrit unazat që do të mbajmë për pjesën tjetër të jetës.

Këngëtarja e “Waiting for Tonight”, e cila ndryshoi mbiemrin e saj në Jennifer Affleck, tregoi disa gjendjen e saj pas dasmës në një foto pa grim të shkrepur nga shtrati pas natës së tyre të madhe.

‘Page Six’ raporton se Lopez dhe Affleck duan të bëjnë një tjetër dasmë brenda dy javëve të ardhshme për “të gjithë ata që duan, por nuk mundën të ftonin” në dasmën e tyre të vogël në Vegas. Dyshja thanë “Pranoj” përpara fëmijëve të tyre përkatës nga martesat e mëparshme.

Ben Affleck fotografohet për herë të parë pas dasmës, aktori në një gjendje aspak të mirë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook