“Çmontohet” banda e 4 skifterëve shqiptarë të fiksuar pas orëve të shtrenjta, ja pamjet kur ngjiten në çatitë e vilave dhe terrorizonin Milanon (VIDEO)

Tht

Katër hajdutë shqiptarë, të cilët kishin në shënjestrën e tyre vilat e italianëve të pasur në rrethinat e Milanos janë vënë në pranga nga policia italianë.

“Tre shtetas shqiptarë të moshës 22, 28 dhe 37 vjeç u gjurmuan brenda një shtëpie në fshatin Millepini në Rodano (MI), ndërsa anëtari i katërt i dyshuar i 27 vjeç, i gjurmuar në një apartament milanez në zonën Niguarda, rezistoi për t’u kontrolluar nga agjentët dhe tentoi për t’u arratisur, duke shfaqur një prirje veçanërisht të dhunshme. Ndaj tij rëndon një tjetër masë sigurie, e lëshuar nga Prokuroria Publike e Monzës për një tentativë vrasjeje, pas një grabitjeje shtëpie të kryer në korrik 2021”, njoftojnë mediat italine.

“Skifterët” shqiptare konsiderohen përgjegjës për vjedhjet e kryera dhe tentuara në zona të ndryshme të Milanos dhe hetimet për ta nisën pas identifikimit të një makine me fuqi të madhe, të cilën ata e kishin vjedhur dhe e përdornin për të kryer veprat kriminale.

Banda shqiptare i vendoste mjetit targa që herë pas here i vidhnin nga makina të tjera për të vështirësuar gjurmimin e automjetit në hyrje-daljet e qytetit.

Shërbimet e vëzhgimit kamerat e sigurisë, por edhe përgjimi telefonik dhe ambiental, u kanë dhënë mundësi efektivëve që të identifikojnë makina të tjera në përdorim nga grupi kriminal dhe të mbledhin prova mbi përgjegjësinë e tyre, duke i lidhur me katër vjedhje banesash të kryera nga data 22 deri në 23 qershor.

Grabitjet e shqiptarëve kryheshin me teknikën e ngjitjes ose zbritjes nga çatitë e vilave. Ndërkohë, nga kontrollet e banesave të të arrestuarve, u bë e mundur gjetja e njërës prej makinave të fuqishme të përdorur për kryerjen e vjedhjeve dhe brenda saj një pistoletë e kalibrit 7.65, e përdorur për të kërcënuar viktimat.

Gjithashtu, janë gjetur dhe sekuestruar veshje të veshura gjatë vjedhjeve, mjete të përshtatshme për vjedhje, pishtarë, municione të kalibrave të ndryshëm, çelësa makinash, para të gatshme, bizhuteri dhe ora. Në fund, gjatë hetimit janë kontrolluar edhe tre shtetas të tjerë shqiptarë, të cilët udhëtonin në bordin e njërës prej makinave të përdorura gjatë grabitjeve. Të treve iu gjetën rreth 10,000 euro para cash, ndërsa vetëm njeri përfundoi pas hekurave pasi kishte me vete edhe 70 gramë hashash.

 

Arena e Lajmit

“Çmontohet” banda e 4 skifterëve shqiptarë të fiksuar pas orëve të shtrenjta, ja pamjet kur ngjiten në çatitë e vilave dhe terrorizonin Milanon (VIDEO)

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook