FOTO/ Roza Lati ‘i vë flakën’ Instagramit me pozat e fundit

Moderatorja Roza Lati po shijon disa ditë relaksi pas mbylljes së emisionit të saj, duke mos i kursyer pozat provokuese në rrjetet sociale.

Në postimet e publikuara, moderatorja tregoi se në pushime e shoqëron mamaja e saj. Por vëmendjen e ndjekësve e kanë tërhequr edhe pozat ‘hot’ të Rozës, e cila ka ngritur edhe më shumë temperaturat.

E veshur mjaft provokuese, Roza ka pozuar e shtrirë në një divan, duke nxjerrë në pah format e saj. Menjëherë ajo ka marrë shumë pëlqime dhe komente nga ndjekësit e saj.

Kohët e fundit moderatorja Roza Lati tregoi se është duke u përballur me disa situata të pakëndshme. Këtë e ka bërë të ditë vetë ajo përmes disa positmeve në Instastory, ku shprehet se është përndjekur nga njerëzi në rrugë, që kanë guxuar edhe t’i afrohen.

Moderatorja duket mjaft e revoltuar ndaj atyre që i cilëson si “psikopatë”, duke shtuar se do të bëjë edhe denoncim për përndjekje.

“Ndërkohë unë rri në Tiranë me psikopatë nëpër këmbë. Jam gati të bëj denoncim për përndjekje dhe të degjeneroj publikisht disa psikopatë që guxojnë të më afrohen. Më duket pjesën e lajmeve do e mbuloj unë këtë korrik.

Të qenurit person publik, i ka të tilla tripa. Me psikopatët dhe familja e tyre çdo thonë kur t’i ngrej zgupthi me shtet dhe privatësi?”– shkruan Roza Lati në Instastory, duke vijuar më tej me një tjetër postim ku shton: “Jam kaq e lodhur nga nervat, prandaj shoh punën time. Por më duket se ka ardhur koha të shoh pak dhe punën e të tjerëve”

FOTO/ Roza Lati ‘i vë flakën’ Instagramit me pozat e fundit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook