“Je një person kaq i veçantë”/ Britney Spears bën dedikimin prekës për Selena Gomez, ja si reagoi këngëtarja

Gjatë fundjavës, Britney Spears ndau papritur një postim në rrjetet sociale një foto të Selena Gomez.

Artistja ishte e ftuar në dasmën e Britney Spears dhe Sam Asghari në Las Vegas që u organizua pak kohë më parë.

Britney dhe Sam u martuan në shtëpinë e tyre më 9 qershor. Spears ftoi disa artistë të famshëm, siç ishte Madonna, Maria Menounos, Ansel Elgort dhe Will.i.am, Paris Hilton, Dreë Barrymore, Donatella Versace dhe Selena Gomez, (vetëm për të përmendur disa nga të ftuarit).

Këngëtarja i kushtoi një postim veçanërisht yllit të hitit “Lose you to love me”. Britney falenderoi Selenën për pjesëmarrjen në dasmën e saj teksa postoi një foto të sajën në rrjetet sociale:

“Ajo erdhi në dasmën time. Ishte kaq e lezetshme sa mundi të më afrohej dhe të ndante mendimet e saj.

Edhe pse jam detyruar të shoh njerëz kundër vullnetit tim gjatë gjithë jetës sime, ajo ishte një surprizë e bukur. Unë i vlerësoj TË GJITHA fjalimet e shëndetit mendor që ajo bën për brezin tonë.

Ti je një person kaq i veçantë dhe më duhej ta ndaja këtë foto… Mendova se do ta bënte të lumtur”,- shkroi këngëtarja.

Pas këtij postimi erdhi dhe komenti i Gomez e cila u shpreh se ndihej kaq me fat që kishte mundur ta njihte nga afër artisten.

“Britney-je kaq e sjellshme dhe ke shpirtin më të bukur. Jam shumë me fat që të njoh. Ti e meriton gjithë lumturinë e botës”, shkroi ajo.

Selena Gomez ishte e ftuar disa javë më parë në programin e Jimmy Kimmel ku foli dhe për dasmën e yllit.

“Jam vërtet e lumtur për të. Ishte shumë e bukur,” tha Gomez për Britneyn.

“Je një person kaq i veçantë”/ Britney Spears bën dedikimin prekës për Selena Gomez, ja si reagoi këngëtarja

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook