Shumë i bardhë dhe në formë jo të mirë fizike, Elon Musk tallet me fotot e tij virale gjatë pushimeve

Fotot e Elon Musk gjatë pushimeve në Mykonos kanë bërë xhiron e rrjetit. Ai është kapur nga paparacët duke shijuar detin teksa ka marrë vëmendje fakti që ishte shumë i bardhë dhe në një formë jo shumë të mirë fizike.

Por, Elon nuk ka komplekse dhe nuk ka ngurruar të tallet edhe vetë me fotot e tij. Në një status në Twitter ai shkruan “Free the Nip”. ‘Free the Nipple’ është një fushatë e krijuar në vitin 2012 gjatë paraprodhimit të një filmi të vitit 2014 me të njëjtin emër. Fushata thekson konventën e përgjithshme të lejimit të burrave të shfaqen topless në publik, ndërsa e konsideron seksuale ose të pahijshme që gratë të bëjnë të njëjtën gjë dhe pohon se ky ndryshim është një trajtim i padrejtë i grave. Fushata argumenton se duhet të jetë ligjërisht dhe kulturalisht e pranueshme që gratë të ekspozojnë gjoksin e tyre në publik.

“Dreqin, ndoshta duhet ta heq më shpesh bluzën. Free the nip”- shkruan Elon me humor.

Në fotot e paparacëve, njeriu më i pasur në botë dukej shumë i zbehtë duke shijuar një pije në varkë, në afërsi të ishullit grek të dielën. Gjatë pushimeve atij iu bashkua stilistja Sarah Staudinger, 33 vjeç, themeluesja e markës së modës Staud, dhe bashkëshorti i saj, Ari Emanuel.

Themeluesi i Space X, 51 vjeç, po përpiqej të merrte disa rreze përpara përballjes së tij ligjore me Twitter më vonë ditën e sotme. Çështja e llogarive ‘spam’, pra fallco, është thelbësore për vendimin e Musk për t’u tërhequr nga marrëveshja e tij prej 44 miliardë dollarësh me Twitter, duke i shtuar një detaj tjetër përshirjes së tij në të ardhmen e kompanisë. Llogaritë false janë krijuar për të shpërndarë informacion në një numër të madh njerëzish dhe për të manipuluar mënyrën se si ndërveprojnë me platformën.

Musk fillimisht ra dakord të blinte Twitter me 54.20 dollarë për aksion në fund të prillit. Në një paraqitje të premten e kaluar, avokatët e Musk akuzuan Twitter-in për dështim të përsëritur për të dhënë informacion të saktë në lidhje me llogaritë e padëshiruara. Drejtuesit e Twitter kanë pohuar se llogaritë e rreme përbëjnë më pak se 5% të bazës së përdoruesve të kompanisë – një statistikë që Musk dhe ekipi i tij e kanë hedhur poshtë kategorikisht.

Menjëherë pas paraqitjes së dosjes, kryetari i bordit të Twitter, Bret Taylor tregoi se kompania synonte të ngrinte një padi për të zbatuar marrëveshjen e saj origjinale me Musk.

 

Shumë i bardhë dhe në formë jo të mirë fizike, Elon Musk tallet me fotot e tij virale gjatë pushimeve

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook