Gjykata e Posaçme pranon kërkesën e SPAK për pushimin e çështjes penale ndaj Brunilda Bekteshit anëtare e KPK. Lajmi konfirmohet për “BalkanWeb” nga gazetarja Klodiana Lala.
Ndaj zonjës Bekteshi ishte referuar një kallëzim penal në SPAK nga ish-prokurori Bujar Hoti, i cili pretendon se anëtarja e Vettingut ka konsumuar veprat penale të fshehjes së pasurisë dhe të falsifikimit të dokumenteve.
SPAK kërkoi pushimin e çështjes me pretendimin se nuk ekziston fakti penal i deklarimit të rremë të pasurisë dhe falsifikimit të dokumenteve.