VIDEO/ “Bastardë”, përjashtohet nga seanca deputeti Edmond Spaho, i hiqet paga e një dite

1111111

Kuvendi ka përjashtuar nga seanca e sotme plenare deputetin demokrat, Edmond Spaho, pas fjalës fyese ndaj kolegëve socialistë, të cilët i quajti “Bastardë”.

Gjithashtu, Kuvendi ka vendosur t’i heqë pagën e një dite deputetit Spaho. Ishte kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, që kërkoi përjashtimin e Spahos nga seanca, ose që ai të kërkonte falje për fjalën e përdorur.

“Sekretariati për Vendimet dhe Etikën, mori në shqyrtim çështjen në lidhje me gjuhën fyese të përdorur nga deputeti Edmond Spaho. Sekretariati vendosi përjashtimin nga seanca plenare për një ditë të deputetit Edmond Spaho, pra nga seanca e sotme. Kjo masë shoqërohet me sanksion të ndalimit të pagës për një ditë punë. Deputeti duhet të largohet nga salla e seancës. Në rast refuzimi, afati i masës së përjashtimit nga seanca plenare dhe ndalesa financiare do të dyfishohen”, tha drejtuesja e seancës, Ermonela Felaj.

“Kjo ka zgjidhje vetëm protestat. Nëse do të vijojmë këtu asgjë nuk do të ndryshojë. Nëse në vendet e tjera do bien çmimet pas gjashtë muajve kjo nuk do të ndodhë. Duhet të ngrihemi në protesta e ti rrëzojmë. Këto marrin vesh vetëm me këtë gjuhë. Nuk ka gjuhë tjetër që shkon me këta bastardë”, tha Spaho më herët.

Arena e Lajmit

VIDEO/ “Bastardë”, përjashtohet nga seanca deputeti Edmond Spaho, i hiqet paga e një dite

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook