Kujdesej për bimët narkotike brenda banesës, policia “vizitë surprizë” shqiptarit në Gjermani, nuk ia del të arratiset

Foto: Polizei Unna

Policia gjermane ka zbuluar një “shtëpi bari”, në një ndërtesë me apartamente në qytetin Unna, ndërsa për bimët kujdesej një 30 vjeçar shqiptar.

Referuar mediave gjermane, ishte një telefonatë që sinjalizoi policinë, ndërsa pas kontrollit në këtë banesë, hetuesit gjetën rreth 1000 bimë kanabis dhe pesë kilogramë marijuanë që ishin “korrur”.

Gjatë kontrollit, shqiptari ka tentuar që të arratiset nga dritarja, por nuk ia ka dalë mbanë.

Me kërkesë të prokurorisë publike në Dortmund, i akuzuari pritet të dalë para gjykatës, ndërsa hetimet vijojnë ende për zbulimin e gjithë ‘bandës”.

Kujdesej për bimët narkotike brenda banesës, policia “vizitë surprizë” shqiptarit në Gjermani, nuk ia del të arratiset

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook