Rihanna shfaqet në Paris, ja si duket artistja 2 muaj pasi u bë nënë

Përpara jush Rihanna, 34 vjeç, e bërë nënë 2 muaj më parë.

Këngëtarja është fotografuar në mbështetje të A$AP Rocky në koncertin e tij të fundit në Paris gjatë fundjavës! Në fotot e publikuara nga mediat ndërkombëtare, ylli nga Barbadosi kishte veshur “pantaboot” të zeza të ngushta nga ‘Balenciaga x Adidas’ ndërsa mbërriti në festivalin muzikor Lollapalooza. Mamaja e re kishte veshur gjithashtu një xhaketë sportive me mëngë të gjata jeshile dhe blu nga ‘Martine Rose’ dhe varse me perla ekstravagante.

Ajo i kishte kapur flokët topuz të çrregullt dhekishte vendosur një makeup minimalist. Riri dukej e relaksuar dhe e sigurt. Look-u i saj është një zgjedhje e guximshme dhe IN e favorizuar shumë nga Kim Kardashian në daljet e fundit publike.

Dalja publike e Rihanna-s vjen vetëm dy muaj pas lindjes së fëmijës së saj të parë, një djali, më 13 maj.

Dhe ndërsa publiku pret të shohë djalin e vogël ose të mësojë emrin e tij, Rihanna po merr kohën e saj. Një burim pranë saj ka folur lidhur me prindërimin e dy yjeve botërore duke thënë:  “Rihanna ka parë një anë krejtësisht të ndryshme të Rocky-t që nuk e ka njohur kurrë. Ajo është dashuruar edhe më shumë me të që kur e mirëpritën djalin e tyre në këtë botë dhe ajo e çmon çdo moment kur sheh Rocky-n dhe djalin e tyre. Rihanna e di se sa i afërt është Rocky me mbesat dhe nipërit e tij dhe kështu ajo ishte në gjendje të merrte një vështrim se si do të ishte si baba, por gjërat nuk kanë qenë kurrë kaq të përsosura sa tani. Rocky nuk është larguar një herë nga Rihanna dhe ai ndihmon në kujdesin e djalit të tyre me çdo mënyrë që mundet”.

Rihanna shfaqet në Paris, ja si duket artistja 2 muaj pasi u bë nënë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook