“Si do ta mundni Edi Ramën? Do të bashkëpunoni me të”, Meta: Beteja ime është t’i kthej…

9f5cc5d6 Defd 4767 9e54 F5e2f8018df1

Presidenti Ilir Meta u shpreh këtë mbrëmje në “Open” në News24, se nuk e sheh si mundësi bashkëpunimin me Edi Ramën, pas 24 korrikut.

Meta tha se beteja e tij është që Shqipërinë t’ua kthejë shqiptarëve, ndërsa shtoi se Kushtetuta duhet të jetë e paprekshme.

Pjesë nga biseda në studio:

Robert Rakipllari: Më kë do i bëni ndryshimet kushtetuese?

Ilir Meta: Do flasim edhe në 25 korrik dhe në vijimësi, unë ju shpreha qëllimet e mia dhe bindjen time, dhe bindja ime është një, në këtë vend kushtetuta duhet të jetë e paprekshme dhe kjo do ta bëjë Shqipërinë një Zvicër me det, bashkë me referendumet.

Arion Sulo: Për ta bërë këtë duhet të mundni Edi Ramën? Si ta mundni?

Ilir Meta: Në 25 prill kam pasur vetëm një angazhim, procesin zgjedhor. Por kjo e ka marrë përgjigjen. Pesimizmi është humbje kohe…

Arion Sulo: Tani do provokoj… më shkon mendja se ju do të jeni kandidaturë për kryetar opozite…

Ilir Meta: Janë diskutime…e thatë dhe vetë që do provoni, mirë bërë, s’ka asnjë shqetësim (qesh)

Arion  Sulo: LSI ju ri ngushtë me sa duket, të ktheheni në LSI është dejavu

Ilir Meta: Beteja ime është t’i kthejmë Shqipërinë shqiptarëve. Të gjithë ata që angazhohen… në radhë të parë kërkon idealizëm dhe jam i sigurt që do gjej një rezonancë te shumica e shqiptarëve

Robert Rakipllari: Bashkëpunimin me Ramën e përjashtoni?

Ilir Meta: Tani mendoj se është autori kryesor i nxitjes së kushtetutës së 2008, etj… këtu kanë synuar, që të jemi të dytë në botë për korrupsion, na ka ngel edhe pak të dalim të parët dhe të kemi këto probleme kaq të mëdha… Nuk e kuptoj se çfarë lidhje ka e majta me zotin Rama. Unë mund t’iu rendis të gjitha vuajtjet e shoqërisë e cila ende ka në kurriz pasojat e pandemisë dhe të çështjeve të tjera ekonomike. Pra kemi vënë re një qëndrim jo vetëm të mjeruar por edhe fyes dhe përjashtues. Kujdesi është vetëm për kryerjen e kontratave koncesionare. E vetmja gjë që preokupohet zoti Rama është mbështetja për bizneset të cilat i shërbejnë.

Robert Rakipllari: E përjashtoni?

Ilir Meta: Mendoj se është vetë i përjashtuar në këtë proces, sepse ka zgjedhur rrugën e cënimit të interesave kombëtare, veç cenimit të interesit publik.

Arena e Lajmit

“Si do ta mundni Edi Ramën? Do të bashkëpunoni me të”, Meta: Beteja ime është t’i kthej…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook