Rovena Stefa është një nga këngëtaret më aktive në rrjetin social TikTok, ku numëron rreth 89 mijë ndjekës.
Këngëtarja publikon video të ndryshme nga përditshmëria e saj apo momente nga koncertet, dhe gjithashtu ajo shpesh realizon edhe lojëra gjatë videove-live në rrjetin social.
Së fundmi Rovena ka zbuluar shumën marramendëse që fiton përmes këtij aplikacioni. Gjatë një interviste për “ATV”, këngëtarja tha për një muaj gjatë kohës kur ishte më aktive ka fituar 100 mijë dollarë .
“Nuk e di tani me disa pagesa të reja, nuk e di. Kam fituar ato muaj që kam qenë më aktve rreth 100 mijë dollarë. Nuk kam kohë të jem aktive, është për ata njerëz që punojnë gjithë ditën në TikTok. Tani kush nuk i do paratë, të gjithë i duan paratë. Dhuratat i pranon edhe mbreti, ato vijnë edhe nga fansa dhe njerëz që t’i japin me zemër”– tha këngëtarja.
Po ashtu ajo ka shtoi se paguan tatimet ndaj TikTok, madje ky apliakcion ia merr asaj 50% të fitimeve.
Rovena Stefa është bërë virale shpesh herë në TikTok me lojërat që zhvillon me përdorues të tjerë të aplikacionit. Gjatë një videoje-live me një qytetar, ajo shfaqi gjoksin e saj para mijëra personave që po e ndiqnin ato momente. Qytetari insistoi dhe këngëtarja nuk përtoi të ia plotësoj dëshirën. Më pas ajo si pjesë e sfidës u fut dhe poshtë tavolinës.