Frymëzuar nga Dua Lipa: Si të visheni me stil dhe pa shpenzuar shumë?

Dua Lipa nuk zhgënjen kur vjen puna te veshja dhe nëse po kërkoni një frymëzim për daljen e radhës ja ku e keni look-un e saj në Londër.

Këngëtarja 26 vjeçare kishte veshur një xhaketë me krah të shkurtëra portokalli të ndezur me zbukurime dhe me një pjesë të prerë te zona e barkut. Ajo e kombinoi xhaketën, e cila i nxirrte në pah barkun e tonifikuar, me pantallona të zeza të gjera dhe atlete po ashtu të zeza. Dua i shtoi këtij look-u një çantë të madhe të zezë dhe një palë syze dielli ovale të zeza.

Krijuesja e hitit ‘Physical’ mbante po ashtu një palë vathë të mëdhenj portokalli dhe një sërë unazash ari. Kësaj veshjeje nuk i shtoi asgjë veç natyralitetit: Jo makeup dhe flokë të pastiluar.

Për tu dukur si Dua të duhen: Një palë pantallona të zeza, një këmishë, xhaketë, bluzë portokalli ose një ngjyrë tjetër e ndezur, atlete të zeza dhe syze.

 

Frymëzuar nga Dua Lipa: Si të visheni me stil dhe pa shpenzuar shumë?

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook