Mori mesazhe ngushëlluese pasi qau gjatë emisionit, Dalina Buzi sqaron keqkuptimin

Reagimi emocional i producentes Dalina Buzi kur moderatorja Jonida Shehu po fliste për kujtimet me të ëmën e saj të ndjerë, ka sjellë një keqkuptim nga ndjekësit e saj.

Në ditëlindjen e nënës së saj, Dalina Buzi ka vendosur ta sqarojë këtë keqkuptim. Fillimisht ajo bëri një postim për t’i uruar ditën e lindjes mamasë së saj, ku krahas një fotoje të vjetër shkruan: “Gëzuar ditëlindjen ma! E di që kishe ëndrra të tjera, po t’i ndërpreu shtatzënia me mua. Të dua shumë!”

Në postimin vijues, producentja ka ndarë një video të fragmentit kur ajo u përlot në emisionin e saj, për të sqaruar të gjithë ata që janë keqkuptuar dhe i kanë shprehur ngushëllime.

“Meqë ra fjala!!! Një sqarim për ata që më ngushëlluan. Nëse unë qaj, qaj se qaj se kështu qaj. Mamin e kam shëndoshë e mirë”- shkruan Dalina shoqëruar me disa emoji të qeshurash.

Gjatë intervistës së saj, Jonida Shehu rrëfeu se muajin e parë e kishte shumë të vështirë dhe tregon se i shkruante mesazhe dhe pse e dinte që ajo nuk do i kthente më. Jonida shtoi se tashmë ajo është në një cikël të jetës ku qëndron vetëm tek mendimet.

Teksa fliste për marrëdhënien e ngushtë të tyre, Dalina Buzi nuk mundi dot të mbante lotët dhe në fund “ndërpreu” programin duke lançuar publicitet sepse nuk e vazhdonte dot nga emocionet e forta.

Mori mesazhe ngushëlluese pasi qau gjatë emisionit, Dalina Buzi sqaron keqkuptimin

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook