Flokëkuqja misterioze që u pa me Johnny Depp nuk është gjë tjetër veçse një mikeshë dhe pjesë e ekipit të tij.
Në fillim të kësaj jave, ylli i ‘Pirates of the Caribbean’ ndezi thashetheme të reja romantike kur u fotografua me të përpara performancës së tij në ‘Umbria Jazz Festival’ në Itali.
Megjithatë, një burim i afërt me ta ka treguar për E!News se gruaja në fjalë është thjesht pjesë e stafit të xhirimeve të filmit të ardhshëm të aktorit, ‘Jeanne du Barry’. Burimi shtoi: “Ajo është mësuesja e tij e frëngjishtes dhe nuk ka asnjë lidhje romantike mes tyre“.
Depp, 59 vjeç, do të luajë Louis XV në film, i cili përqendrohet në jetën e Jeanne Bécu, gruaja e mbretit francez të shekullit të 18-të, pasi ai vdiq, sipas IMDB. Projekti, i planifikuar për vitin 2023, do të shënojë rikthimin e parë të aktorit në ekranin e madh në tre vjet.
Dalja e Depp me mësuesin e tij të frëngjishtes vjen pak më shumë se një muaj pas gjyqit për shpifje midis tij dhe ish-bashkëshortes Amber Heard, i përfunduar në Virxhinia me triumfin e aktorit në qershor.
View this post on Instagram
Të gjithë duket se janë kuriozë të dinë se çfarë po ndodh me jetën sentimentale të Johnny këto kohë. Fillimisht pati spekulime se ai po dilte me avokaten e tij Camille Vasquez. Mirëpo, diçka e tillë ishte e pavërtetë. Avokatja tha për revistën People: “Unë mendoj se kjo vjen me faktin e të qenit një grua që thjesht bën punën e saj. Është zhgënjyese që disa media e raportuan atë ose thanë se ndërveprimet e mia me Johnny-n – i cili është miku im dhe unë e njihja dhe përfaqësoj prej katër vitesh e gjysmë- ishin të papërshtatshme. apo joprofesionale. Është zhgënjyese të dëgjosh.”
Madje së fundmi ajo ishte në Çeki me të dashurin të cilin e prezantoi me Johnnyn. Ylli i “Edward Scissorhands” u pa duke buzëqeshur teksa u takua me avokaten 38 vjeçare në koncertin e tij muzikor në Pragë. Pamjet e takimit u regjistruan nga të pranishmit duke u shpërndarë në Internet ku janë bërë virale. Videoja tregon se Vasquez e prezantonDepp me të dashurin e saj, biznesmenin britanik Edward Owen.