“Pas Presidencës, fundi i karrierës. Çfarë i bie që të bëheni më?”, Meta: Edhe unë ashtu e kisha dëshirën, por…

545454545

Presidenti Ilir Meta tha me humor në “Open” në News24, se dëshira e tij ishte që “pas mandatit të Presidentit ta mbyllte karrierën politike”, por 25 prilli i ndryshoi planet.

Arion Sulo: Mbyllja e mandatit të Presidentit, për çdo politikan është si një fund karriere, pas President, çfarë i bie që të bëheni më?

Ilir Meta: Ashtu e kisha dhe unë dëshirën po ca të bëj që 25 prilli përmbysi planet e mia, kështu që të largohesh këtë moment nga jeta publike për një politikan si unë që ndjej detyrime ndaj popullit, sigurisht që një largim do të na vinte në siklete të mëdha se do dëgjonim lavdërime të padëgjuara nga mazhoranca në radhë të parë, (qesh), padyshim që do konsiderohej si braktisje.

Nuk është se kërkoj të bëhem diçka, sepse në çdo kohë që kam dashur jam bërë diçka, problem është se duhet të rivendosim gjithçka në themele të shëndetshme për gjeneratat që do të vijnë dhe për këtë duhet të bëjmë çdo lloj sakrifice se e kemi detyrim.

Arena e Lajmit

“Pas Presidencës, fundi i karrierës. Çfarë i bie që të bëheni më?”, Meta: Edhe unë ashtu e kisha dëshirën, por…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook