Rreziqet e Shëndetit që Vijnë nga Netët e Nxehta – Si t’i Parandaloni

Kjo verë ka shënuar rekorde të temperaturave të larta përvëluese e të dëmshme për shëndetin.

Vapa, sipas të dhënave ku bazohet AgroWeb.org, është e rrezikshme dhe shpesh vdekjeprurëse, sidomos për të miturit dhe të moshuarit.

Sidoqoftë, rreziku për shëndetin nuk vjen vetëm nga vapa gjatë ditës por edhe temperaturat e nxehta gjatë natës.

Drobitja nga vapa është më se e zakonshme jo vetëm gjatë ditës por edhe natën. Ajo ndodh kur temperatura e trupit rritet deri në 39.5 gradë.

Kjo drobitje shoqërohet me të përziera, dhimbje koke, marramendje apo humbje të vetëdijes.

Njerëzit e prekur nga sëmundjet e zemrës apo obeziteti janë më të rrezikuar nga pasojat negative të vapës jo vetëm gjatë ditës por edhe gjatë natës.

Rreziku është i lartë gjatë natës kur njeriu është në gjumë dhe nuk është freskuar mjaftueshëm.

Kjo ndodh sepse njeriu nuk është i vetëdijshëm në luhatjet e temperaturave gjatë natës dhe ndikimit në shëndet.

Ekspertët këshillojnë që përpara gjumit të shmangni aktivitetet e mundimshme fizike për sa kohë temperatura e trupit nuk është ulur akoma.

Ekspertët paralajmërojnë se zonat urbane janë ishuj të mirëfilltë nxehtësie në verë ndërsa jeta në zonat rurale është më e freskët.

Për më tepër, zonat me një popullsi mbi 1 milionë njerëz kanë një temperaturë që është 1.8 deri në 5.8 gradë më e lartë se zonat e tjera.

Kjo situatë vështirësohet më shumë gjatë natës ku temperatura mund të arrijë deri në 22 gradë më shumë se në fshat.

Gjatë natës, godinat e qytetit çlirojnë nxehtësinë e akumuluar gjatë ditës dhe kësisoj trupi i njeriut e ka të vështirë të rimëkëmbet nga ekspozimi afatgjatë në diellin e ditës.

Ekspertët thonë se është e rëndësishme që të qëndroni në ambiente me ajër të kondicionuar dhe të hidratoheni shumë dhe të bëni gjithçka që është e mundur që të ulni temperaturën e trupit./AgroWeb.org

Rreziqet e Shëndetit që Vijnë nga Netët e Nxehta – Si t’i Parandaloni

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook