“Sapo të heq kostumin e Presidentit…”, Meta tregon çfarë do bëjë pas 24 korrikut: Nis roli tjetër!

Meta Open Okokok (5)

Presidenti Ilir Meta ka zbuluar në emisionin “Open” të gazetares Eni Vasili, në News24, se ku do të jetë pas 24 korrikut, kur të dorëzojë zyrtarisht detyrën e Presidentit.

Kreu i Shtetit deklaroi se më 25 korrik, kur të heqë kostumin e Presidentit, do të jetë në opozitë.

“Deri më 25 prill kam qenë i detyruar të jem shumë i zëshëm në të gjitha aspektet, pasi kishte zero opozitë në institucione, që nuk ndodh as në Afrikë.

Pas 25 prillit kemi një situatë tjetër. Kemi një krizë ende të opozitës, sepse është e qartë që një pjesë e madhe e deputetëve të opozitës nuk po ushtrojnë mandatin e opozitarizmit që i kanë besuar qytetarët shqiptarë.

Kjo për arsye se një pjesë vazhdojnë bashkëpunimin me qeverinë, një pjesë janë indiferentë, por sidoqoftë kemi një opozitë në Parlament.

Kemi një aksion opozitar dhe në këtë drejtim kuptohet që roli im si President ka qenë më i përmbajtur, por unë gjithmonë kam folur për të gjitha problemet e vendit, shpopullimit, korrupsionit, etj.

Më 25 korrik hiqet kostumi i Presidentit dhe nis ky roli tjetër i Presidentit, sepse vendi ka nevojë për opozitarizëm”, u shpreh Presidenti Meta.

Arena e Lajmit

“Sapo të heq kostumin e Presidentit…”, Meta tregon çfarë do bëjë pas 24 korrikut: Nis roli tjetër!

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook