Avokat Spartak Ngjela nuk heq dorë nga komplimentet e tij ndaj vajzave shqiptare. Pas atyre të lëshuar drejt moderatores Bora Zemani, avokat Ngjela ka zgjedhur t’i adresojë disa fjalë të bukura edhe një vajze arbëreshe, duke e cilësuar atë si “një tip i veçantë i bukurisë së vajzës shqiptare”.
“Arbëreshe shumë e bukur. Në të vërtetë është një tip i veçantë i bukurisë së vajzës shqiptare, e fotografuar nga arbëreshi Gjergj Lucito. Këtë e gjeni si tip vajze të bukur, në Tiranë…e kudo nëpër Shqipëri”, shkruan avokat Ngjela.