Këto ditë Shqipëria është kthyer në qendër të vëmendjes, pasi ditën e nesërme në stadiumin “Air Albania” do të luhet finalja e madhe e Ligës së Konferencës mes Romës dhe Fejnord.
UEFA ka postuar në rrjetet sociale, stadiumin duke thënë se është i mrekullueshëm dhe se të rinjtë tashmë mund të ëndërrojnë që një ditë të përfaqësojnë Shqipërinë në këtë stadium të mrekullueshëm.
“Presidenti i UEFA-s, Aleksandër Çeferin për Arenën Kombëtare të Shqipërisë: “Shqipëria ka bërë përparim të jashtëzakonshëm në drejtim të zhvillimit të saj të futbollit. Tani, të rinjtë në mbarë vendin mund të ëndërrojnë që një ditë të përfaqësojnë Shqipërinë në këtë stadium të mrekullueshëm.””, thuhet në postimin e UEFA-s.
Arena e Lajmit
Loading…