Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka ka zhvilluar një takim me ministren e Punëve të Jashtme të Sllovenisë 🇸🇮 Tanja Fajon.
Në një reagim në rrjete sociale, Xhaçka shpreh mirënjohjen për bashkëpunimin midis Shqipërisë dhe Sllovenisë.
Statusi:
Fillim i mbarë i ditës ☀️ me Zv.Kryeministren dhe Ministren e Punëve të Jashtme të Sllovenisë 🇸🇮 Tanja Fajon, një mike dhe mbështetëse e fortë e integrimit të Shqipërisë në BE 🇪🇺. Mirënjohje për përpjekjen e saj të palodhshme dhe optimizmin për bashkëpunimin midis Shqipërisë dhe Sllovenisë.
Arena e Lajmit