Arrestohet kambisti në Durrësi, i sekuestrohen shuma parash të fituara në mënyrë të paligjshme

Auto Policia Durres 850x450 11621671050

Policia e Durrësit ka vijuar operacionin e koduar “Informaliteti”, duke goditur një rast tjetër të veprimtarive të paligjshme të fshehjes së të ardhurave dhe informalitetit.

Gjatë aksionit ka rënë në pranga një kambist 60-vjeçar, i cili ushtronte në mënyrë të kundërligjshme, aktivitetin e këmbimit valutor, si dhe fshihte të ardhurat e përfituara nga ky aktivitet.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar të DVP Durrës, në vijim të punës për goditjen e krimeve ekonomike dhe vënien e autorëve përpara përgjegjësisë ligjore, në kuadër të operacionit policor të koduar “Informaliteti”, goditën një rast tjetër të veprimtarive të paligjshme të fshehjes së të ardhurave dhe informalitetit.

Si rezultat, u arrestua në flagrancë shtetasi M. H., 60 vjeç, banues në lagjen nr. 2, Durrës, për veprat penale “Ushtrimi pa licencë i veprimtarive financiare”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”.

60-vjeçari u kap nga shërbimet e Policisë, në rrugë, duke ushtruar veprimtarinë si kambist, pa licencën përkatëse.

Në cilësinë e provës materiale, u sekuestruan shuma parash, të valutave të ndryshme, të cilat shtetasi M. H. i kishte përfituar nga ky aktivitet i kundërligjshëm.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjyaktës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Arena e Lajmit

Arrestohet kambisti në Durrësi, i sekuestrohen shuma parash të fituara në mënyrë të paligjshme

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook