Ben Affleck dhe Jennifer Lopez nisin muajin e mjaltit pas dasmës në Las Vegas, ja destinacioni që kanë zgjedhur

Ku tjetër se në Paris, qytetin e dashurisë, do kishte më shumë kuptim një muaj mjalti?

Ben Affleck dhe Jennifer Lopez e dinë shumë mirë këtë gjë dhe kanë vendosur që muajin e tyre të mjaltit ta kalojnë pikërisht në kryeqytetin francez. Ata kanë bërë udhëtimin e tyre të parë si ‘Zoti dhe Zonja  Affleck’, vetëm disa ditë pasi u martuan në Las Vegas.

Në fotot e siguruara nga ‘Page Six’, çifti dukeshin goxha të lodhur teksa ecnin për dore në ‘qytetin e dritave’. 52 vjeçarja u shfaq me një fustan të kuq me një dekolte të ekspozuar, ndërsa bashkëshorti i saj kishte veshur një kostum blu të errët.

Më herët gjatë ditës, këngëtarja e “Jenny From the Block” u fotografua në një veshje shumë më casual. Ajo u shfaq me një bluzë të thjeshtë me xhinse dhe një kapele, ndërsa ylli i “Argo” me pantallona dhe këmishë.

Udhëtimi në Francë shënoi arratisjen e tyre të parë që kur Lopez konfirmoi se ajo dhe Affleck thanë fshehurazi “Pranoj” gjatë fundjavës. Çifti i Hollywood- i cili rinisi romancën e tyre vitin e kaluar gati dy dekada pasi i dhanë fund fejesës së tyre të parë – fluturoi në Las Vegas dhe qëndruan në radhë për një certifikatë martese sipas buletinit “On The JLo”.

Çifti i lumtur thuhet se po planifikon të bëjë një dasmë më ekstravagante në shtëpinë e aktorit në Georgia në javët e ardhshme.

Ben Affleck dhe Jennifer Lopez nisin muajin e mjaltit pas dasmës në Las Vegas, ja destinacioni që kanë zgjedhur

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook