Elizabeta Gregoraçi ka vendosur t’i kthehet përsëri televizionit dhe gjithnjë e më shumë po bëhet protagoniste në programet televizive. Ish-gruaja e Flavio Briatores, personazhit të njohur të botës së Formula 1, vazhdon të tregojë sensualitetin e saj në këto paraqitje me veshje provokuese.
Por në koncertin e fundit, “Battiti LIVE”, që ajo prezantoi, era e fortë bëri që të dilte paksa nga skenari dhe të tregonte më shumë se sa mendonte. Fustani që kishte zgjedhur Gregoraçi ishte i hapur përpara dhe nga era, ai u ngrit disa herë, duke treguar mbathjet e prezantueses.
“Mbaje fustanin”, iu drejtua asaj bashkëprezantuesi në skenë. “Përndryshe do të shihet gjithçka”, vazhdoi vetë Gregoraçi duke qeshur, ndërsa mbulohej.