Tristan Thompson ka thyer heshtjen në rrjetet sociale pas fotove virale me një vazjë misterioze në Mykons.
Lojtari i Chicago Bulls publikoi në Instagram i veshur krejtësisht në të bardha. Në foto, Tristan pozoi në një karrige ndërsa ishte ulur para perdeve që bien në sy. Ai e shoqëroi foton me një mbishkrim ku shkruhej: “Modelet dhe detajet janë gjithçka”.
Postimi i fshehtë i Tristanit vjen vetëm dy ditë pasi 31-vjeçari u pa në Mykonos, me një grup që përfshinte dy gra misterioze, siç shihet në fotot e siguruara nga E! News. Dhe duket se pushimet jashtë shtetit të Tristanit nuk kanë mbaruar ende. Ai gjithashtu postoi në InstaStory një selfie nga një varkë. Në foton buzë detit, Tristan ka pozuar me disa jahte të tjera në distancë.
Përpara arratisjes së tij në Greqi, burime të shumta konfirmuan më 13 korrik se Tristan dhe ish-partnerja e tij Khloe Kardashian po zgjerojnë familjen e tyre. Dyshja – të cilët kanë së bashku vajzën 4-vjeçare True Thompson – janë duke pritur fëmijën e tyre të dytë , një djalë, nëpërmjet një surrogate. Megjithatë, një i brendshëm i tha E! News në atë kohë se “fëmija u ngjiz me zëvendësues para se t’i zbulohej Khloe-s dhe publikut se Tristan do të kishte një fëmijë me dikë tjetër në dhjetor”.
Burimi shtoi se Khloe dhe Tristan nuk janë përsëri bashkë dhe se ata “nuk kanë folur që nga dhjetori për çështjet e bashkëprindërimit”.