Kartë Krediti Fibank – aset plot vlera për pushimet jashtë vendit dhe jo vetëm!

Fibank

Një kartë krediti nga Fibank është ajo që ju nevojitet për pushimet jashtë vendit, blerje online dhe jo vetëm!

Fibank në bashkëpunim me VISA u ofron klientëve të saj një Kartë Krediti pa kushte dhe pa kufizime. Kjo kartë krediti është një xhep shtesë jashtëzakonisht i dobishëm me një limit deri në 25.000 EUR.

Aplikimi për kartën është i shpejtë dhe më i lehtë se kurrë online nëpërmjet faqes së internetit të Fibank ose në çdo degë dhe karta lëshohet brenda 24 orëve deri në 3 ditë nga momenti i miratimit.

“Ne jemi krenarë të themi se ky është absolutisht produkti më i mirë me shumë vlera për çdo kartëmbajtës në Shqipëri” – shprehet Bozhidar Todorov, CEO i Fibank Albania.

Karta e Kreditit Fibank është e shkëlqyeshme për të bërë blerje kudo online, si dhe në dyqane, hotele, restorante, agjenci udhëtimesh, etj. Mund të jetë në LEK, EUR ose USD dhe nuk ka komision mirëmbajtjeje për vitin e parë. Lejohet tërheqja e limitit në ATM-të dhe Fibank nuk aplikon asnjë komision për transaksionet online apo në pikë shitje brenda dhe jashtë Shqipërisë.

Ripagimi i kartës është tejet i përshtatshëm me këste të vogla mujore duke filluar nga vetëm 5%. Kartat e lëshuara nga Fibank janë pa kontakt dhe ju thjesht mund të prekni dhe shkoni pa pasur nevojë për hapa dhe nënshkrime shtesë. Kartat Fibank ofrojnë sigurinë 3D, me qëllim rritjen e sigurisë dhe mbrojtjen e klientëve për blerjet online.

Kartë Krediti Fibank – aset plot vlera për pushimet jashtë vendit dhe jo vetëm!

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook