Rama nxjerr fotot nga darka në Greqi/ Takimi miqësor me Kancelarin Scholz, në tryezë pranë Osmanit, Vuçiç…(FOTOT)

286909094 566588051503527 4361799356146773739 N

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka publikuar fotografi nga darka e punës në Samitin e Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP), që po mbahet në Selanik të Greqisë.

Në darkën e liderëve të krerëve të shteteve të Evropës Juglindore mori pjesë edhe kancelari gjerman, Olaf Scholz, që sot vizitoi Prishtinën dhe Beogradin, dhe presidenti i Këshillit Evropain, Charles Michel.

“Në darkën e punës së pjesëmarrësve në Samitin e SEECP (procesi i bashkëpunimit të Evropës Juglindore)”, ka shkruar Rama.

Në fotografi shihet kancelari Olaf Scholz në qendër të tavolinës, afër nikoqirit Kyriakos Mitsotakis dhe presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani. Krah Osmanit është Edi Rama. Përballë tyre janë kryeministri i Maqedonisë, Dimitar Kovaçevski, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, dhe ai i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç.

Rama nxjerr fotot nga darka në Greqi/ Takimi miqësor me Kancelarin Scholz, në tryezë pranë Osmanit, Vuçiç…(FOTOT)

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook