Pas përplasjeve të shumta në rrugët e kryeqytetit mes grupeve të tifozerive dhe efektive të policisë kanë nisur edhe shoqërimet e para.
Burime bëjnë me dije për Panorama.al se në Komisariatin nr. 3 në Tiranë janë dërguar me furgon policie tre tifozë të cilët dyshohet se janë përfshirë në akte dhune në rrugët e kryeqytetit.
Nuk dihet ende se cilës skuadër i përkasin ata pasi përplasjet janë shtrirë në disa zona të ndryshme të Tiranës. Ndërkohë që policia ndodhet në terren për të mbajtur nën kontroll situatën dhe për të shmangur përshkallëzimin e situatës.
Arena e Lajmit
Loading…