Testimet laboratorike kanë treguar se ky vaj është i suksesshëm kundër baktereve dhe mykut.
Sipas të dhënave të AgroWeb, vaji i rigonit lufton jo vetëm mykun kandida por edhe parazitë më të rrezikshëm.
Ky vaj bimor është i fuqishëm kundër infeksioneve, baktereve, virozave dhe mykut.
Vaji i rigonit kushton. Një shishe e çertifikuar e vajit të rigonit kushton 4000-5000 Lek të Rinj.
Shumë shtrenjtë apo jo? Atëherë përse mos ta përgatisni vetë në shtëpi sipas recetës së rekomanduar nga AgroWeb.org
Dy filxhanë të mbushur plot me gjethe rigoni.
1 filxhan me vaji ulliri ekstra të virgjër.
Kavanoz qelqi me kapak.
Lajeni rigonin me ujë të bollshëm dhe më pas thajeni.
Gjethet hidhini në kavanozin e qelqit dhe ngjeshini në pjesën fundore që të çlirojnë sa më shumë vaj esencial. Hidhni vajin e ullirit sipër tyre dhe përziejini.
Vaji duhet të jetë pak i ngrohtë.
Ngroheni atë në mikrovalë ose në një enë me ujë të nxehtë. Pas hedhjes së vajit të ullirit në kavanoz, mbylleni kapakun dhe lëreni mënjanë për një deri në dy javë.
Mbajeni kavanozin në një vend të freskët dhe të errët.
Tundeni atë rregullisht. Me kalimin e ditëve, lëngu do të marrë një ngjyrë të ndezur të kafenjtë.
Më pas kullojeni dhe ruajeni vajin në kavanoz qelqi në frigorifer.
Mund ta përdorni duke hedhur 3-5 pika në ujë çdo ditë, gjatë stinës së virozave ose kur ndiheni të plogësht.
Vaji i rigonit lufton inflamacionin dhe është i pasur me antioksidantë gjë që e bën një thesar të vërtetë për sistemin imunitar.
Përzieni disa pika me vaj rigoni me vajin e ullirit dhe lyeni plagët, lëndimet e lëkurës ose zonën e infektuar.
Kjo masë mund të përdoret edhe në mishrat e dhëmbëve./AgroWeb.org