VIDEO/ “Ishim në gjumë, u tronditëm”, flet djali i pronarit të servisit në Lezhë: Shpërthimi me eksploziv ishte i fuqishëm, s’kemi konflikte

Servisi Lezhe

Zbardhen detaje nga shpërthimi me eksploziv në servisin e makinave të shtetasit Tol Mhillaj, në Ishull-Shëngjin të Lezhës.

Djali i pronarit të servisit është shprehur se të gjithë familjarët kanë qenë në gjumë, kur sipas tij, ka ndodhur shpërthimi i fuqishëm, duke i tronditur.

“Shpërthimi ishte i fuqishëm. Ishim në gjumë, u tronditëm, dolëm të gjithë jashtë dhe pamë xhamat e thyer. Nuk kemi konflikte, të zbardhet ngjarja”, ka thënë Klaudio Mhillaj.

Siç raporton gazetari Elidon Ndreka për “BalkanWeb”, shpërthimi ka ndodhur në katin e parë të godinës dy-katëshe, ku ndodhej servisi, ndërsa në katin e dytë jetonte familja Mhillaj.

Arena e Lajmit

VIDEO/ “Ishim në gjumë, u tronditëm”, flet djali i pronarit të servisit në Lezhë: Shpërthimi me eksploziv ishte i fuqishëm, s’kemi konflikte

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook