Nuk ishin të pranishëm në dasmën e Britney Spears/ Si qëndron e vërteta e raportit të këngëtares me dy djemtë e saj? Ja çfarë tregojnë burimet

Britney Spears tashmë po shijon periudhën më të mirë të jetës së saj pasi kurorëzoi dhe dashurinë me Sam Asghari.

Dy djemtë e artistes Sean dhe Jayden nuk ishin të pranishëm në eventin madhështor, gjë që bëri bujë në mediat e huaja. Shumë persona nisën të dyshonin për marrëdhënien e këngëtares me dy fëmijët e saj.

Por pavarësisht kësaj, lidhja e tyre është më e ngushtë se kurrë, sipas një burimi për ‘Hollywood Life’, dhe të tre janë shumë të afërt në këtë fazë të jetës së tyre.

Zhvendosja e fundit e Spears në një lagje afër vendit ku jetojnë fëmijët e saj në Kaliforni i ka bërë gjërat shumë më të lehta, sipas burimit.

Tani që ajo jeton në të njëjtën lagje me fëmijët e saj në Calabasas, ata e vizitojnë shtëpinë e saj shpesh, shkojnë në pishinën e mamasë së tyre dhe u pëlqen që ajo gjendet aty për ta.

Ata gjithashtu përshkruajnë se shtëpia ka dhomat e saj të gjumit për ta, kështu që koha dhe hapësira e tyre respektohet. Britney Spears dëshiron që ata të ndihen si në shtëpinë e tyre.

Nuk ishin të pranishëm në dasmën e Britney Spears/ Si qëndron e vërteta e raportit të këngëtares me dy djemtë e saj? Ja çfarë tregojnë burimet

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook