Tirana do të presë finalen e madhe sonte të Ligës së Konferencës, e para për këtë kompeticion të ri të UEFA-s.
Në orën 21:00 në stadiumin “AIR Albania”, Roma dhe Fejnord do të sfidohen së bashku për të bërë për vete trofeun e parë të këtij turneu.
Në Tiranë sapo kanë mbërritur dhe tre legjendat e Romës, duke filluar nga ish-kapiteni, Françesko Toti, Vinsent Kandela dhe Luixhi Di Biaxho.
Të tre ish-lojtarët verdhekuq do të ndjekin nga pranë në kryeqytetin shqiptar ndeshjen ku skuadra e tyre e zemrës do të ndeshet ndaj holandezëve të Fejnordit.
– Arena e Lajmit
Loading…