Fotot nga paparazzi/ Berisha, si mjek dhe koleg interesohet për shëndetin e Stërkajt

Thuajse çdo javë sjellim fotot e siguruara nga paparaci ynë, ku kundërshtarët politikë shihen së bashku. Duke lënë pas atë që ndodh në sallë, ligjvënësit jashtë ruajnë miqësitë dhe kortezitë. Por nëse mendoni se ky fenomen ndodh vetëm për disa, e keni gabim. Bisedave miqësore nuk i ka shpëtuar as Sali Berisha.

Kryetari i Partisë Demokratike mund të mos kursehet për akuza në foltoren e Parlamentit, por jashtë atyre ambienteve, është një xhentil i vërtet. Fotografi ynë e ka fotografuar në këtë shtrëngim duarsh miqësor me deputetin e Partisë Socialiste, Paulin Stërkaj. Ndoshta si mjek, edhe si mik Berisha e ka pyetur për shëndetin e tij, pas problemeve që kaloi kohë më parë.

Edhe deputeti Flamur Noka, që shoqëronte Berishë, është shfaqur i qeshur teksa ka folur me kolegun e tij. Nga ana tjetër, edhe Skërkaj është shfaqur i qeshur, teksa ka përshëndetur doktorin, duke u përfshirë në bisedë me të. Berisha ka larguar nga dora dosjet që mbante, për të respektuar në përshëndetjen e duarve Stërkajn.

Të shpeshta janë gjestet prej kavalieri të Berishës në oborrin e Parlamentit, kryesisht me gratë e politikës. Megjithatë ky është shembulli konkret që nuk e kursen respektin edhe për kundërshtarët meshkuj të PS-së.

Fotot nga paparazzi/ Berisha, si mjek dhe koleg interesohet për shëndetin e Stërkajt

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook