Fotot nga paparazzi/ Shërohet Flutura Açka, shfaqet më në fund pa bastun

Flutura Açka muajt e fundit angazhimin politik e ka kaluar në vështirësi shëndetësore, pasi është shfaqur shpeshherë në publik me bastun. Informacionet e para aludonin për një vështirësi të momentit, por prej shumë javësh, bastuni u shndërrua në një rutinë për deputeten demokrate, e cila sërish është shfaqur në seancë me bastunin, ku dhe mbështetej për të mundësuar ecjen.

Megjithatë, ajo vijonte shumë aktive pasi është përfshirë edhe në debatet e fundit brenda selisë blu. Deri më tani, zonja Açka nuk ka folur publikisht rreth problemit të saj shëndetësor, duke e fokusuar vëmendjen e mediave tek angazhimi i saj pranë PD-së.

Por duket se gjërat për të kanë nisur të përmirësohen. Deputetja është shfaqur të premten në një formë të mirë shëndetësore, ku nuk kishte me vete as bastunin.

E veshur me një fustan jeshil, ajo dukej se gëzonte shëndet të mirë, duke lënë pas sikletet e muajve të fundit. Një lajm i mirë ky jo vetëm për Partinë Demokratike, por edhe për publikun e shumtë të saj, që e çmojnë si shkrimtare, por edhe si personalitet

Fotot nga paparazzi/ Shërohet Flutura Açka, shfaqet më në fund pa bastun

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook